Albspirit

Media/News/Publishing

Hong Kongu kryeson listën e vendeve me ekonominë më konkuruese në botë

maxresdefault

Hong Kongu sivjet kryeson listën e vendeve me ekonominë më konkuruese në botë, të prezantuar nga Qendra Botërore për Konkurencë IMD.

Në vendin e dytë ndodhet Zvicra, kurse SHBA këtë vit ka pësuar rënie nga vendi i parë në të tretin.

“Hong Kong ka një ekonomi të vogël dhe të hapur, e cila i mundëson asaj t’i qaset problemeve ekonomike në një mënyrë më fleksibile“, tha një ligjërues universitar kinez.

Stephen Wong Yuen-shan, tha se qyteti ka arritur që të ngrihet në majë, përkundër faktit se qeveria nuk ka investuar sa duhet në industrinë e teknologjisë dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Kjo dëshmon se Hong Kong është një qytet i bekuar”, thotë ai.

Qendra IMD, publikon listën e vendeve me ekonominë më konkuruese në botë që nga viti 1989, dhe është pranuar si lider në botë për vlerësimin e konkurencës vjetore të vendeve të botës.

Sipas kësaj qendre, angazhimi konsistent për përmirësimin e mjedisit të biznesit ishte kyç për Hong Kongut të ngritet në krye të listës, kurse sipërfaqja e vogël e Zvicrës dhe besnikëria e saj ndaj kualitetit ia kanë mundësuar këtij vendi që të mbajë ekonominë e saj në majë.

Më poshtë mund të gjeni listën e 10 ekonomive më konkuruese në botë:

1.Hong Kongu (një vend më lart krahasuar me vitin 2015)

2.Zvicra (dy vende më lart)

3.SHBA (dy vende më poshtë)

4.Singapori (një vend më poshtë)

5.Suedia ( katër vende më lart)

6.Danimarka (dy vende më lart)

7.Irlanda (nëntë vende më lart)

8.Holanda (shtatë vende më lart)

9.Norvegjia (2 pozita më poshtë)

10.Kanada (pesë vende më poshtë)