Albspirit

Media/News/Publishing

I arrestuar me 5 kg hashash? Galdini mohon akuzat

I arrestuar me 5 kg hashash? Galdini mohon akuzat: S’kam bërë kurrë mëkat në jetë

Arian Galdini, kreu i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë që një ditë më parë lidhi koalicion me PD-në ka reaguar së fundi pas akuzave në media se ai është arrestuar në vitin 1996 si shpërndarës droge në Tiranë madje ka ndryshuar edhe mbiemrin.

Në një reagim të gjatë ai shpjegon gjithë angazhimin e tij publik që në vitet ’90 e deri në ditët e sotme kur lidhi koalicionin me Bashën, si dhe mohon akuzat të bëra publike sot. Më poshtë pjesë nga reagimi i Galdinit.

Me njohen vetem dje kur dola ne krah te Lulzim Bashes.

Dhe sot me deshmuan e po me tregojne se me njohin, e madje me njohin kaq mire sa me bejne te ndihem si gjithkush tjeter ata njohin, pra si te arrestuar, shites hashashi, e gjithfare marrezie tjeter.

Mund ta pergenjshtroja, ta shperfillja kete lajm qesharak qe kane shperndare ata qe deri sot nuk me njihnin.

Por ja qe mendova tu pergjigjem dhe ti falenderoj per mikpritjen. Ju mireprisni vetem trafikante, mashtrues, rrogepagues, prapankcelepires, horrave e kaqola. Ndaj edhe doni qe te me shihni si te tille.

Ndaj me duhet tju zhgenjej.

Sot me njohet, por neser do tju zhgenjej. Nuk kam asnje gje te ngjashme me mikpritjen e shtepise tuaj, as huqet e normalitetin ku jetoni e punoni.

Me mire tjua them sot, qe te mos ju lendoj neser. Nuk jam si ata qe njihni ju, ju paguajne juve, ju japin kafe, dreka, darka e shperblime.

Nuk kam as burg, as hashash, e asnje mekat ne jeten time.

A me pranoni dot keshtu?

A mund te vazhdoj te rri ne shtepine tuaj, keshtu pa burg, pa hashash, pa zullume e pa mekate?

Ma thoni ju.

Please follow and like us: