Izairi nga Gostivari, atdhetari që njeh 11 gjuhë dhe ka kryer 4 fakultete
Shqiparët nëpër botë përveçse kanë qene të suksesshëm dhe kanë dhëne më të mirën për vendin e tyre, ata kanë ngritur edhe kapacitetin intelektual dhe kanë kontribuar në shërbim të tokës që i lindi dhe i rriti dhe atdheut në përgjithësi. I tillë, njeri i madh dhe atdhetar, është edhe Izair Ristemi nga Forina e Gostivarit, i cili tani e 37 vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta “Lajm” e Maqedonisë.
“Izairi me vizionin dhe intelektin e tij prej një shqiptari të suksesshëm jo që ka hapur biznese duke u bërë pronar i shumë ndërmarrjeve por edhe ka punësuar shumë shqiptare të cilët kanë shkuar në botën perëndimore dhe në Amerike.
I përndjekur nga policia serbe për shkak që kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në Gostivar në vitin 1976 ai u detyrua që të marrë rrugën e botës dhe njëkohësisht duke iu përkushtuar studimeve në SHBA.
Tani, në moshën 58-vjeçare, ai njeh plot 11 gjuhë të huaja dhe njëkohësisht ka të kryera 4 fakultete më rezultate të shkëlqyera. Puna dhe veprimtaria e tij në SHBA e ka bërë një person të rëndësishëm në shtetin e Kalifornisë dhe më gjerë dhe ka arritur, që të depërtojë në majat me të larta të shtetit duke marre çmime edhe nga ish-Presidenti Xhorxh W. Bush.
Izairi edhe pse një kohë të gjatë është jashtë vendlindjes duke punuar për vete dhe familjen e tij, ai iu përkushtua edhe çështjes kombëtare për çlirimin e trojeve shqiptare duke i financuar edhe celulat e para të UÇK-së. Gjatë luftës në Kosovë ai kishte ndërmarrë një aksion humanitar për të ndihmuar popullsinë shqiptare të vendosur në Shqipëri dhe Maqedoni dhe kishte gjetur rrugë të bashkëpunimit edhe me shtete të tjera për ti ndihmuar refugjatët shqiptar.
Ai njeh shumë mirë historiografinë shqiptare dhe kudo që shkon nëpër botë shpërfaq vlerat e kthjellëta të kombit shqiptar dhe shqiptareve në përgjithësi. Izairi çmon lart figurën e Skënderbeut, Nënës Terezë dhe të Ismail Kadaresë duke i quajtur si trion më kuptimplotë të heroizmit, humanizmit dhe kulturës shqiptare.
Ai ne vazhdimësi në nivele të larta shtetërore neper bote, por edhe në takime me kongresistë amerikanë, bënë thirrje që shteti i Kosovës të jetë një partner i besueshëm dhe të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
Përveç që është një biznesmen i suksesshëm, Izairi ka ndihmuar mijëra shqiptarë nëpër botë për të rregulluar statusin e tyre legal dhe njëkohësisht duke shfrytëzuar edhe bashkëpunimin më ndërmarrje të ndryshme për të punësuar shqiptarë. Viteve të fundit ka sugjeruar shumë firma amerikane që të investojnë në Shqipëri dhe Kosovë ku disa prej tyre edhe janë bindur të investojnë.
Sot, ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e në veçanti për biznesmenët anembanë globit: “Ruajeni gjuhën, ruajini zakonet dhe investoni në tokën shqiptare, sepse vetëm nëse ne investojmë në atdheun tonë atëherë vendi ynë do ecë përpara”.
Izairi është i njohur në popullin amerikan si një ndër figurat më intelektuale dhe të suksesshme e cila i ka sjellë Amerikës shumë vende pune dhe njëkohësisht e ka ndihmuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çka është eksperti më i mire i kësaj fushë.
Ai në të ardhmen do ta ndihmojë edhe policinë shqiptare dhe atë të Kosovës për të arritur një përformancë të mire në luftimin e këtyre dukurive”, shkruan lajmpress.com.