Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry, në ndihmë fëmijëve të varfër

Në ndihmë fëmijëve të varfër

Katy Perry ka udhëtuar në një fshat të vogël vietnamez, për të mësuar rreth sfidave me të cilat përballet ky komunitet i varfër. Në rolin e saj si Ambasadore e Vullnetit të mirë e organizatës për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, këngëtarja 31-vjeçe ka vizituar një vendbanim rural në provincën Ninh Thuan, njëra nga pjesët më të varfra të këtij vendi aziatik.

Ajo ka takuar disa familje të cilat nuk kanë qasje në edukim dhe sanitari të sigurt. “Ishte tepër e rëndë që kam takuar një gjyshe e cila ishte duke u përkujdesur për katër nipërit e saj, pasi vajza dhe dhëndri i kishin vdekur. Kjo familje jeton në një bjeshkë ku nuk ka rrugë, ndërsa ata vuajnë shumë urie”, ka rrëfyer këngëtarja. Udhëtimi i saj në Vietnam vjen pas vizitës që kohë më parë i ka bërë këtij vendi i dashuri i saj, aktori Orlando Bloom, i cili gjithashtu ka rolin e ambasadorit për UNICEF. Çifti ka vendosur që të ndihmojë këta banorë të varfër, sidomos fëmijët, të cilëve do t’u sigurojnë fillimisht strehim të mirë, duke ndërtuar shtëpi, e pastaj edhe do të investojnë në edukimin e tyre.

“Më ka prekur shumë rasti i djaloshit të vogël Ninh, i cili përveç që është jetim, jeton në kushte të rënda dhe mezi ushqehet. Një fat të tillë e kanë edhe mijëra të tjerë”, ka rrëfyer ajo.

Please follow and like us: