Albspirit

Media/News/Publishing

Kjo çantë vlen 300 mijë dollarë

hermes

Kjo është çanta më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në botë. E përshkruar si një pjesë e historisë së modës, nga shtëpia e ankandeve “Christie”, “Diamanti i Himalajeve” është një çantë e punuar me lëkurën e një lloj krokodili të bardhë të quajtur Niloticus nga malet e Himalajeve, me punime floriri të bardhë 18 karat, si dhe gurë diamanti. Çanta është një prodhim i firmës së njohur “Hermes” dhe i është shitur për një shumë prej 300,168 dollarësh, një koleksionisti privat aziatik. Mendohet se vetëm një ose dy, punime “Diamante të Himalajave” prodhohen në vit dhe duke e bërë një prej produkteve më unike në tregun e çantave.

Please follow and like us: