Albspirit

Media/News/Publishing

Kontribut për restaurimin e Murit të Madh Kinez

Muri i madh kinez, kjo mrekulli e natyrës botërore me kalimin e shekujve për shkaqe natyrore, por dhe dëmtimesh në disa zona ka pësuar shkatërrime. Dashuria dhe krenaria për këtë vepër të shquar të qytetërimit kinez bën që qytetarë të ndryshëm ta mbrojnë atë.

Biznesmeni Xu dhe pasioni për Murin

Në Qinhuangdao, në veri të provincës veriore Hebei një pronar miniere, Xu Guohua vendosi të sponsorizonte restaurimin e një pjese të murit që përshkonte fshatin e tij të lindjes, me kursimet e veprimtarisë së tij.

Gjatë bumit të zhvillimit të Kinës dhe veçanërisht të shfrytëzimit të minierave të qymyrgurit, Xu ishte pronar i 7 minierave me 800 të punësuar. Në Kinë nisi mbyllja e minierave të vogla për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit dhe biznesmeni Xu filloi të mendonte për veprimtari të tjera prodhuese. Ai vendosi të provonte fatin e tij në fushën e turizmit. Vendlindja e tij, fshati Banchangyu ndodhet 25 km larg Murit të Madh, në pjesën e ndërtuar gjatë periudhës së dinastisë Ming, e cila ka sunduar në vitet 1368-1644, por kjo strukturë ka pësuar shumë dëmtime ndër vite.

Megjithëse familja nuk e mbështeti në vendimin e marrë, biznesmeni Xu nisi punën për rindërtimin e asaj pjese të dëmtuar të murit në fshatin e tij të lindjes, duke punësuar banorë të fshatit. Xu duke drejtuar punimet u përpoq që pjesa e re e murit të kishte ngjashmëri me atë të vjetër, duke zgjedhur tulla të të njejtës madhësi për të zëvendësuar ato të dëmtuara.

Deri tani Xu ka shpenzuar mbi 100 milion yuan ose 15.5 milion dollar për rikonstruksionin e structures turistike të Murit të Madh në fshatin Banchangyu. Kjo veprimtari ka sjellë rritje të numrit të turistëve në këtë pjesë të murit. Ndërsa punëtorët plotësonin pjesët e dëmtuara të Murit, me ndërtimin e ri Xu mendonte se ata tashmë kishin zotëruar dhe teknikën e lashtë të ndërtimit të murit. Ishte e pamundur të arrihej realizimi i të njejtës punë me atë të punëtorëve të kohës së dinastisë Ming, ndaj punëtorët e tanishëm detyroheshin të ndanin tullat në pjesë më të vogla për ti përshtatur ato me origjinalin.

Rinovimet e murit gjatë historisë tregojnë se janë përdorur metoda të ndryshme ndërtimi. Sipas biznesmenit Xu kjo zone e murit që sapo u rindërtua pranë fshatit të tij të lindjes, ka pësuar dhe dy rindërtime të tjera.

Gjatë punës për rindërtimin e Murit të Madh, ekipi i punëtorëve të drejtuar nga biznesmeni Xu kreu dhe disa zbulime me vlerë arkeologjike, si fosile hienash,që aktualisht është një kafshë e zhdukur në Azi, por edhe monedha të lashta.

Të dhëna për Murin e Madh Kinez

Muri i Madh është një simbol i qytetërimit, një mrekulli e krijuar nga populli kinez dhe një magnet për turistë nga e mbarë bota.

Ai është një nga mrekullitë e botës, i përfshirë në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s qysh në vitin 1987. I ngjashëm me një dragua ai përshkon fusha, shkretëtira, male dhe rrafshnalta në 21.196 km nga lindja në Perëndim të Kinës. Muri nis nga Hushan, në lindje të Kalimit të Jiayuguan në perëndim dhe përshkon Liaoning, Hebei, Beijing, Tianjin, Shanxi, Mongolinë e Brendhsme, Ningxia, Shaanxi, Gansu dhe Qinghai.

Ndërtimi i tij nisi që në shekullin e 7-të p.e.s, por e famshme është pjesa e ndërtuar në vitet 220-206 para Erës sonë e ndërtuar nga perandori i parë kinez Qin Shi Huang. Muri aktual ka mbijetuar që nga koha e dinastisë Ming. Mutianyu është një nga seksionet e murit që ndodhet në kontenë Huairou, 70 km në verilindje të Pekinit dhe konsiderohet si pjesa më e mirëmbajtur e tij. Ndërsa Badaling është pjesa më e vizituar e Murit, që ndodhet rreth 50 km në veriperëndim të zonës urbane të Pekinit, në kontenë Yanqing. Maja më e lartë e Badalingut është Beibalou, rreth 1.015 metra mbi nivelin e detit.

Please follow and like us: