Albspirit

Media/News/Publishing

Korçë/ Ndjekje penale për dy mjekë

Korçë/ Ndjekje penale për dy mjekë

Procedohen penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe “Mosdhënie ndihmë” një mjek dhe një ndihmësmjek, të Urgjencës së Spitalit Rajonal Korçë. Nga Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, ne policine e ketij qyteti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve : E.D, 39 vjeç dhe P.P, 33 vjeç të dy banues në Korçë. Procedimi ndaj tyre filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A, 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili pretendon se shtetasit e mësipërm, duke qenë me detyrë mjek dhe ndihmësmjek në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, nuk i kanë dhënë këtij të fundit ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Mosdhënia ndihmë”parashikuar nga nenet 248 dhe 97 të Kodit Penal./citynews

Please follow and like us: