Limak do të ndërtojë aeroportin e Kuvajtit
Kompania turke Limak ka marrë kontratën më të madhe në historinë e sektorit turk të ndërtimit jashtë shtetit me vlerë 4,3 miliardë dollarë.
Kontratën më të madhe që ka arritur të marrë një firmë kontraktore turke e ka firmosur kompania e ndërtimit “Limak”.
Me ofertën 4,3 miliardë dollarëshe “Limak” ka fituar tenderin për ndërtimin e terminalit të ri në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit.
Kontrata në fjalë ka hyrë në histori si puna më e madhe që sektori turk i ndërtimtarisë ka marrë deri më sot me një tender të vetëm jashtë shtetit.
Parashikohet që projekti, ku mesatarisht në vit do të punësohen 5 mijë vetë, të përfundojë brenda 6 viteve.
Terminali i ri i Kuvajtit do të ketë një kapacitet vjetor prej 25 milionë pasagjerësh.
Terminali do të ketë 51 porta dhe do të jetë në gjendje të mirëpresë avionë të të gjitha përmasave.

