Logot e famshme që kanë kuptim të fshehtë
Çelësi për një logo të mirë është të jetë “e dallueshme, të mbahet mend dhe të njihet lehtë”, sipas dizajnerit Lo Min Ming, i cili ka punuar në logot e Google, DropBox dhe Microsoft. Por disa prej logove më të njohura në botë dhe disa tjera më pak të njohura, kanë kuptime të fshehura që i bëjnë ato pak më speciale.
- FedEx
Një prej “sekreteve” më të famshme të dizajnit në botë, logoja e FedEx ka fituar 40 shpërblime gjatë viteve të kaluara. Në hapësirën (kontrastin) negative në mes të “E” dhe “X” nga e majta në të e djathtë, shihet shigjeta, e cila përfaqëson precizitetin, shpejtësinë dhe drejtimin e logjistikës së kompanisë.
- Sony VAIO
Valët analoge janë të përfaqësuara në shkronjat “V” dhe “A”, kurse “I” dhe “O” i referohen numrave 1 dhe 0, të cilat janë dy shifrat që përdoren në kodin binar, që përdoren në pajisje digjitale. Të kombinuara, shkronjat jo vetëm që gërmëzojnë fjalën VAIO, por ato po ashtu përfaqësojnë “historinë dhe evoluimin e teknologjisë prej analoge në atë digjital”.
- AMAZON
Shigjeta në fund përfaqëson jo vetëm buzëqeshjen e konsumatorëve pas përdorimit të këtij shërbimi, por po ashtu kjo shigjetë fillon prej shkronjës A deri te Z, për të treguar se gjithë çfarë ju nevojitet, mund të blini në Amazon.
- Spartan golf
Përveç se tregon helmetën e ushtarit Spartan, kjo logo e klubit të golfit tregon edhe lojtarin e golfit në përfundim të hedhjes së topit.
- Toblerone
Logoja e kompanisë së çokollatës tregon majën e malit Matterhorn, e cila përfaqëson trashëgiminë e saj zvicerane, ndërsa anash malit shihet edhe një arush. Ariu shihet edhe në logon që e përdor qyteti zviceran Bern, përndryshe qyteti i Toblerone-s.
- Elefont
Logo e dizajnit të kompanisë duket si “e” e thjeshtë, por nëse e shikoni me kujdes hapësirën negative të shkronjës, do të vëreni hundën e elefantit.
- Eighty20
Katrorët e errët në logo janë 1-shi, kurse katrorët e zbrazët janë 0. Rreshti lart lexohet si 1010000, kurse ai i poshtmi 0010100. Kjo përkthehet si 80 lart, dhe 20 poshtë në sistemin binar të numrave, 80:20.
- Toyota
A keni pyetur ndonjëherë çfarë kuptimi kanë ato tri qarqe ovale? Rrethi i brendshëm përfaqëson zemrën e konsumatorit dhe zemrën e kompanisë duke simbolizuar besimin në njëri tjetrin, T përfaqëson Toyota dhe rrethi i jashtëm simbolizon botën që përqafon Toyota-n.
- London Symphony Orchestra – Orkestra e simfonisë së Londrës
Logoja sinjalizon tri inicialet e LSO, por gjithashtu duket një “dirigjent” duke drejtuar muzikantët e tij.
- Picasa
Segmentet e jashtme me ngjyrë përfaqësojnë mbyllësin e kamerës, kurse hapësira negative brenda tregon një shtëpi (apo “casa” në gjuhën spanjolle). Picasa është një pako e software-it ku ruhen gjitha fotot, një lloj shtëpie për foto (PICtures).
- Tour de France
Në shkronjën “R” shihet një njeri duke i dhënë biçikletës për garën më të njohur botërore për biçikleta.
- Wikipedia
Siç e sqaron edhe vetë faqja e internetit: “Çdo copë ka një numër apo shkronjë që simbolizon multi-lingualizmin në Wikipedia”. Sikurse Wikipedia fillon me shkronjën latine ‘W’, këto simbole në shumicën e rasteve përfaqësojnë simbolin e parë të emrit “Wikipedia” në atë gjuhë. Hapësira e zbrazët në majë përfaqëson natyrën jokomplete të projektit, ku artikuj dhe gjuhë tjera pritet akoma t’i shtohen.
- Continental
“C” dhe “O” përbëjnë gomën – produkt të cilin e prodhon kompania.
- Cisco
Edhe pse duket si sinjal digjital i shërbimeve teknologjike të kompanisë, shtyllat përfaqësojnë edhe Golden Gate Bridge, urën e njohur në San Francisco që ka qenë burim inspirimi për themeluesit e kompanisë, ndërsa po vozitnin për në qytet për të regjistruar kompaninë.
- Museum of London – Muzeu i Londrës
Secila ngjyrë e gjallë përfaqëson ndryshimin e kufijve të Londrës gjatë historisë.