Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Britania e Madhe më e fortë brenda BE

meKancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se Britania e Madhe do të ishte më e fortë brenda Bashkimit Evropian, tre javë nga zhvillimi i referendumit për “Brexit”.

“Në mënyrë krejt të natyrshme ky është vendimi i qytetarëve britanikë që do të japin verdiktin e tyre në referendum. Në planin personal jam shprehur disa herë se dëshiroj që Britania e Madhe të qëndrojë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo për median me rastin e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Besoj se jemi më të fortë ndërsa jemi ulur pranë njëri-tjetrit në kuadër të Bashkimit Evropian. Të gjitha palët e përfshira, Britania e Madhe dhe shtetet e tjera anëtare mund të parashtrojnë argumenta që kanë rëndësi në mënyrë më efikase sesa negocimi nga jashtë”, u shpreh ai.

Please follow and like us: