Mesatarja e Rilindjes në dy tekste të ngjashme…
Sot në Parlament Ben Blushi zhvilloi një polemikë me disa përfaqësues të Partisë Socialiste mbi atë se çfarë do të thotë të jesh socialist. Fjala është për socialisitin si model i përpunuar i njeriut të angazhuar zyrtarisht majtas në Shqipëri dhe jo për socialistin si zbatues dhe asimilues i një doktrine. Kjo polemikë, e provokuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ngrihet mbi hipotezën se cilësimi socialist në Shqipëri është pozitiv, nisur nga ajo që socialistët kanë krijuar në politikën shqiptare.
Mirëpo edhe sikur të pranojmë se të jesh socialist – pra sipas këtij vizioni, solidar, të duash historinë e këtij vendi, të përpiqesh për institucionet dhe të njohësh tolerancën politike, apo nominalisht të identifikohesh me Gramoz Ruçin apo Namik Doklen e Pandeli Majkon – është diçka e mirë, kjo kërkon një korrigjim apo kat’harsis sa kohë ka penetrime të kulturave atipike si Elvis Roshi, Armando Prenga, Koço Kokëdhima etj.. Këtë tha Blushi dhe një parti që pretendon se e do historinë e vet, do të duhet ta kishte duartrokitur. Të paktën Gramoz Ruçi, njeriu që është shitur si mishërues i historisë së kësaj partie në tranzicion. Por me sa duket Blushi flet në hava; ai socialist për të cilin ka debat as ka ekzistuar ndonjëherë, veçse si ide, perceptim, apo kontrast me politikën e vrazhdë të Sali Berishës në fillim të viteve ’90.
Këta që i ngecën memories kolektive si socialistë, janë pjesë e një grupi ekonomik që sot po e lë Edi Ramën të rrëgjohet vetë, ashtu siç e ka nisur, pasi nesër e kanë shumë të lehtë që të imponohen në tranzitimin e një kryetari të ri, që do të jetë edhe njëherë çiraku i tyre. Pa përgjegjësi të vërtetë, pa interesa reale për vendin, pa energji për ndryshim, përkundrazi vrasës të ndryshimit, pa skrupuj dhe pa asnjë ndjesi, ata janë aty si veteranë që asemblojnë çdo “dhunti” “socialistësh” për ta riprodhuar në pushtet. Kjo i duhet sot Edi Ramës, kjo do t’i duhet edhe nesër kur të lërë karrigen e të hapë vendin për pasardhësin e katapultuar. Dhe kjo i duhet ndoshta edhe retorikës boshe të ndonjë ministri që deklaron se “ne kemi ves ndryshimin”.
Një situatë e tillë i jep kuptim asaj heshtjes Politike që pason kritikat e Ben Blushit, që janë kritika esenciale për ecurinë e qeverisjes, e ndaj kërkojnë një përgjigje politike, Reaguese dhe Shteruese. Jo të tipit të referendumit. Por nuk ka ndodhur përderisa aty brenda ka thjesht dhe vetëm një grupim ekonomik, për të cilin evokimi i vlerave është një biznes për një kohë të dytë: kohën opozitare. Jo se Blushi duhet marrë si idealist, por të paktën si një njeri që aplikon një standard etik në politikë, e ndihmon këtë lloj debati. Ndaj tij, Rilindja la sot një replikë me dy tekste “spontanë”. Dy tekste të dy njerëzve që shumë mirë mund të jenë mesatarja e Rilindjes, e qeverisjes së saj, moralit dhe kapacitetit. Çuditërisht janë dy tekste që edhe ngjajnë për nga konstruktimi dhe leksiku:
Teskti I:
Reagimi i Elvis Roshit:
“Degjova sot Ben Blushin qe tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetare te Kavajes qe dolen ne shesh per te me mbeshtetur mua megjjthe zemer. Sipas Blushit njerezit ne rruge i paska nxjerr krimi domethene une qe te mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata qe mbledh njerez per te mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozet si puna jote!!!
Po ti hajde njehere ne Kavaje bashke me Saliun dhe fol vete me socialistet dhe me demokratet neqoftese gjen njeri qe ka kohe per te humbur me ty! Hajde tregoja Kavajes se sa burre i keq jam une dhe se sa burre i mire je ti qe ke tre vjet qe shan Partine Socialiste. Nuk ke lene shpifje pa perseritur per mua si gramafoni i Saliut ne oborrin e Partise Socialiste!
Une o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrene petulla me mjalte kur isha i vogel si puna jote. Une kam marre rruget e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qene ndonjehere bandit siç kendon gramafoni jot bashke me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk eshte qytet banditesh e kriminelesh qe dalin ne rruge me mbrojtur nje kriminel. Votat e mia dhe te Partise Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marre me emrin e mire dhe punen qe e ka pare i madh dhe i vogel ne Kavaje. Ti the qe kam bere vetem nje shatervan po s’ke shkelur kurre ne Kavaje ku eshte kthyer qyteti permbys. Po prapeseprape me mire nje shatervan se ujin perpjete si puna jote qe di vetem te shash!!!
Po ty te pelqen qe une te jem kirminel dhe perdhunues se ti do vetem te baltosesh partine qe ta ka dhenen mandatin pa bere asnje pune. Une nuk kam jetuar ndonjehere ne kurriz te askujt dhe nuk jam mesuar te genjej per politike sic ben ti per nje cope karrige. Te kam shkruajtur nje mesazh qe e nxorre ne televizor si kercenim per turpin tend! Po nuk ishte kercenim po shperthim inati me nje genjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kerkuar falje qytetareve te mi qe e teprova me gjuhen po jo ty se ty s’te kerkoj falje kurre se ti per mua je nje karagjoz llafazan njesoj si Saliu dhe Lulja!
Megjithate nje gje duhet ta dish mire edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh perballe ti dhe Saliu jot ketu ne Kavaje. Une do dal ligjerisht i pafajshem nga kjo lufte qensh qe po behet kunder meje dhe ku ti po leh njesoj si Saliu. Kavaja eshte dhe do jete me mua kurren e kurres me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit”.
Teksti II:
Taulant Balla:
“Kush e degjoi Ben Blushin sot dhe nuk e kishte degjuar me pare apo kishte kujtuar se ate e hante meraku per PS apo statutin e saj, e ka kuptuar qartesisht se shoku Blushi permbylli nje trajektore gati trevjeçare te nisur me helm grindaveci dhe te pershkallezuar me balte Shqupi kunder Partise Socialiste dhe qeverise sone.
Pasi sajoi nje debat idiotesk per dashurine per Shqiperine dhe nuk la rast pa sulmuar partine dhe qeverine tone ne gati tre vjet, ai sot deklaroi haptaz se nuk eshte me socialist. Sepse sipas tij po njesoj sipas Saliut dhe Lulit te jesh socialist sot do te thote te jesh kriminel!
Pergjigja e Saimir Tahirit per ish-socialistin ishte e qarte dhe ajo e Arben Ahmetajt i vuri kapakun debatit te nxitur nga Blushi ne mungese te Saliut sot ne parlament. Dhe te gjithe e pane se kur Saliu dhe ushtaret e tij bejne pushim, eshte Ben Blushi qe nuk lejon te ndjehet mungesa e tyre! Te njejtat te shara te njejtat akuza te njejtat shpifje dhe genjeshtra kunder nesh. Madje njelloj si Saliu, iku ne momentin e votimit.
Po sot duhet jemi te gjithe me te qete! Edhe ne qe beme gjithçka per te mos e lene shokun Blushi te na e merrte Saliu edhe Blushi qe u bashkua me Kaçin dhe me qeverine e vjeter… Keshtu thoshte edhe Kaçi dikur: Jam socialist per te shpetuar PS nga Edi Rama dhe pastaj vetem kur na u be deputet me Saliun!… Kurse Blushi tha u lodha duke u perpjekur t’ju bind qe te hiqni Edin dhe te me vini mua qe ta shpetoj Shqiperine nga Rilindja!… Dhe i lodhur na la shendene te gjitheve ne 100 e ca mije krimineleve te PS, qe deri ne fund te ketij viti do te jemi bere plot 150 mije!
Nje gje nuk i duhet mohuar sidoqofte Ben Blushit: Do te hyje ne histori si deputeti qe qysh ne diten e pare pasi partia e tij erdhi ne pushtet, nuk shkeli kurre ne zonen ku i zgjodh dhe sa here e mori fjalen vetem shau qeverine e vet”.