Mësuesja në arrati, ngeli shtatzënë me 13-vjeçarin
Një mësuese në Amerikë është shpallur në kërkim nga policia amerikane pasi ka mbetur shtatzënë nga një nxënës i saj 13-vjeçar.
Alexandria Vera 24 vjeçare nga Texas, akuzohet për abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj një fëmije.
Daily Mail raporton se mësuesja e gjuhës angleze në shkollën “Stovall”, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj pothuajse çdo ditë, madje edhe ka mbetur shtatzënë.
Mësuesja e klasës së tetë, e cila ka një fëmijë, deklaroi para policisë se ajo dhe adoleshenti kanë rënë në dashuri, madje ajo pretendon se kishte marrë edhe bekimin familjarëve të tij, të cilën ai ua kishte prezantuar si të dashurën e tij.
Sipas dokumenteve të paraqitur në gjyq ajo 24-vjeçarja shprehet se prindërit e 13-vjeçarit e kishin lejuar që ai të kalonte natën me të.
Një zëdhënës i shkollës ka thënë se mësuesja është larguar menjëherë nga shkolla, pasi një nxënës tjetër ka thënë se pa dashje e kishin parë një akt të tyre kur ata ishin në pushim të gjatë:“Të gjithë e pamë atë, pastaj e gjithë shkolla filloi të flasë në lidhje me të”.
Pas dhënies së dëshmisë, Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg deri në vendimin fianal, por Alexandria Vera është zhdukur, për t’i shpëtuar arrestimit.