Nga Niko Kotherja/Korçës i rikthehet godina e Republikës Autonome
Ne këtë 100 vjetor të perkujtimit të Shpalljes se Krahines Autonome te Korces, qyteti do te kete perseri simbolin e tij: godinën ku u ngrit flamuri dhe u shpall Republika e parë Shqiptare.
Eshte nje eveniment, një ngjarje e rëndesishme në jetën kulturore të Korcës rikthimi i Shtëpisë së Flamurit.
Shëmbja e godinës
Edhe pse u fol dhe u perfol shume, qe ne momentin e rrezimit te saj ne gusht 201
2, se do te rindertohej shpejt dhe me gjithe premtimet “bindese” te ministrise se Kultures se asaj kohe apo edhe te kryeministrise, asgjw nuk u be. Kerkesa e institucionit te Bashkise se Korces ra ne vesh te shurdher dhe nuk u perkrah qe ajo padrejtesi te vihej ne vend sa me shpejt.
Personalisht, ne ate kohe kam kontaktuar ballazi me ish ministrin e Kultures, z. Zheji dhe ish zv. ministrin e Kultures, z. Hado, me te parin ne zyren e tij dhe me te dytin ne nje takim ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, kur ne emer te qyetareve dhe intelektualeve te qytetit si dhe qindra emigranteve korcare, qe permes rrjeteve sociale interesoheshin cdo dite per kete problem, i pyeta dhe u interesova per fatin e metejshem te asaj ng rehine. Nuk mora reagim tjeter, pervecse fjaleve te mira dhe nje shprese te veniur se do te behej dicka.
Me kujtohet qe ne ate kohe zv.ministri i Kultures me premtoi se do te udhetonte drejt Korces per kete problem dhe do te merrte takim me kryetarin e Bashkise, takim i cili mbeti ne fjalet qe i mori era e atij casti kur u thane.
Qyetaret u ndjene te braktisur e te zhgenjyer. U hoqen te drejten e te qenit krenare legjitime, si pjese e ketij qyteti zulmemadh. U injoruan edhe kur nenshkruan nje peticion derguar zyrave te kryeministrise se asaj kohe dhe qe nuk moren nje pergjigje. E kam perpara nje kopje te saj. Ate mesdite te nxehte gushti u gjenda aty, bashke me shoke e shoqe te miat. Dhe rastesia beri qe ne te gjithe qe ishim aty, kishim lidhje familjare nga pararendesit tane me ate godine. Sterniperit dhe stermbesat e Mihal
Gramenos, Nikuca Ballamacit, Ndrio Katundit, Gavril Pepos, Xhuvi Sharexhiut, etj. ishin aty. Secili ne ato rrenoja kishte gjakun dhe djersen e paraardhesve te vet, qe cimentuan ate fitore te rendesishme gjate Luftes i Boterore.
Stergjysherit tane ishin aty kur u ngrit flamuri ne ate godine dhe kur ata formesuan qeverine shqiptare dhe fati i keq rezervoi qe ne, pasardhesit e tyre, te ishim aty kur ajo godine ishte kthyer ne nje pirg gurresh.
Rikthimi i godinës simbol
Pas prishjes se godines u njoftua se kishin filluar procedurat e ringritjes, por qe te gjithe jane deshmitare se nuk ndodhi edhe levizja me e vogel. Qe ne maj te vitit 2014 u miratua projekti per rindertimin e asaj godine, por mosmarreveshjet me pronaret e shtyne edhe me tej zgjidhjen e situates.
Dhe sot, Vendimi i Keshillit te Ministrave parashikoi shpronesimin per sherbim publik te vendit ku gjendej shtepia e ndertuar me 1884. Vendimi nr.16, datë 30.5.2014, i Keshillit Kombetar te
Restaurimeve i rikthen Korces shtepine e flamurit. Qeveria ka miratuar fondin prej 260 milione leke per rindertimin e asaj godine dhe riktrhimin ne nje muze per qytetit.
Eshte nje premtim i mbajtur i Zv/kryeministrit te Shqiperise, z. Niko Peleshi, qe ne ate kohe ne detyren e kryetarit te Bashkise premtoi ngritjen e shtepise. Ai prej origjines familjare, rreshtohet mes atyre personaliteteve qe i dhane fryme Republikes Shqiptare Vetqeveritare te Korces 100 vite me pare.
Eshte nje premtim i mbajtur nga ministrja e Kultures, znj. Kumbaro, qe deklaroi ne Korce, se Korces nuk ia heq dot njeri as shtepine e flamurit dhe as flamurin. Shpallja e Krahines Autonome te Korces ishte nje fitore e patrioteve tane, nje arritje politike, diplomatike, administrative, kombetare. Beri te mundur qe te mbahej gjalle emri i shtetit shqiptar ne nje nga periudhat e veshtira te ekzistences se tij. Tregoi boterisht se shqiptaret ishin te afte te organizonin nje administrate me finese politike e diplomatike, ne mes te rrebesheve te Luftes I Boterore. Sivjet, me organizime dhe takime qe po zhvillohen per te nderuar sic duhet jubileun shekullor te shpalljes se Krahines Autonome, pretendohet qe brenda harkut kohor te festimeve te 100 vjetorit, godina te jete e ndertuar dhe te jete ne funksion publik te qytetit./citynews