Një hap më pranë kurës kundër kancerit
Të manipuluarit sistemin imunitar që ta “shohë” kancerin si një virus pushtues, mund të çojë në zbulimin e një kure universale ndaj çdo tumori.
Hapi i parë drejt kësaj terapie të re revolucionare po testohet aktualisht nga shkencëtarët në 3 pacientë me melanoma, forma më vdekjeprurëse e kancerit në lëkurë.
Në secilin prej rasteve u vunë re përgjigje të forta të sistemit imunitar kundër kancerit, ndonëse faza e para të këtij trajtimi nuk ishte i dizenjuar për të përllogaritur efektivitetin e tij.
Kjo metodë përfshin marrjen e instruksioneve genetike nga një proteinë specifike e kancerit, duke e koduar në molekulën e ARN –së ( Acidi Ribonukleik, përgjegjëse për kopjimin e informacionve gjenetike nga bërthama e ADN – së) dhe ta përdorin më pas për të stimuluar sistemin imunitar.
ARN – ja shkakton përgjigjen e zakonshme që ka sistemi imunitar ndaj viruseve, vetëm se në këtë rast, objektiv janë qelizat kancerogjene.
Shkencëtarët gjermanë kanë shtruar mundësinë e një vaksine që mund të ndërtohet në mënyrë të tillë që mund funksionojë për çdolloj kanceri, apo qoftë edhe versione të reja të sëmundjes që ndryshon teksa progreson tek i njëjti pacient.
Në një shkrim të botuar në revistën “Nature”, shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesori Ugur Sahin, nga Universiteti Johannes Gutenberg në Mainz të Gjermanisë, konkluduan se: “Virtualisht, çdo proteinë e tumorit, mund të kodohet në ARN. Për këtë arsye, imunoterapia me anë të nanogrimcave të ANR –së e aplikuar këtu, mund të shihet si një lloj vaksine uniersale për imunoterapinë ndaj kancerit”.
Vaksina kundër kancerit është aktualisht shpresa më e madhe e shkencëtarëve, por është e vështirë për t’u zhvilluar për disa arsye. Një ndër to është fakti se sistemi imunitar është i dizenjuar për të shmangur dëmin kolateral ndaj trupit, sa herë që mundet.
Shpesh qelizat kancerogjene ngjasojnë me ato normale, duke bërë që sistemi imunitar të mos reagojë, ose t’i sulmojë kur janë të dobëta.
Shumë lloje kanceri kanë bashkë – evoluar me sistemin imunitar dhe për këtë arsye kanë zhvilluar mënyra për t’u fshehur nga ai.
Ilaçet e reja të imunoterapisë që pritet t’i mundësohen pacientëve janë të dizenjuar që të aktivizojnë sistemin imunitar në mënyrë që kanceri “të mos ketë nga t’ia mbajë”.