Albspirit

Media/News/Publishing

Protestë në Londër për reformën në drejtësi

Disa qytetarë shqiptarë me banim në Londër kanë vendosur të protestojnë nesër para ambasadës shqiptare në Britani që politika shqiptare të shpejtojë hapat për reformën në drejtësi.

Protesta nis në orën 12.00 dhe pritet të zgjasë rreth një orë. Organizatorët do të dorëzojnë një letër proteste në vëmendje të ambasadorit shqiptar në Britani dhe atij britanik në Tiranë.

Protesta mbështetet nga Kastriot Berberi dhe Dritan Dema thuhet në posterin e shpërndarë me këtë rast.

Please follow and like us: