Qendra e re e Pekinit synon zhvendosjen e 2 mijë firmave industriale
Qarku Tongzhou në juglindje të Pekinit po zhvendos 2 mijë firma industriale, si pjesë e transformimit të qytetit në një qendër të re administrative.
Industritë ndotëse dhe ato të vjetëruara duhet të dalin jashtë qarkut, me synim përmirësimin e mjedisit.
Tongzhou është shpallur nënqendër administrative vitin e kaluar, si pjesë e masave të Pekinit për të trajtuar problemet e popullsisë. Në këtë qark po bëhen përpjekje për rritjen e sipërfaqes së gjelbërt dhe uljen e nivelit të ndotjes.(Raela)
Please follow and like us: