Albspirit

Media/News/Publishing

Spekulime në media për video seksi të ministrave në qeverinë “Rama”

Në media shqiptare orët e fundit po spekulohet mbi ekzistencën e të paktën një videoje ku sugjerohet se një ministër i kabinetit qeveritar të Edi Ramës, është i përfshirë në aferë seksuale.

Veç të dhënave ku pretendohet për një video të tillë është publikuar dhe ky imazh që shikoni më poshtë.

Blogu i analistit të njohur Artur Zheji thotë se bëhet fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth një vit më parë ku një prej tyre përmban skena të forta erotike.

Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qendër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.

Qendra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është transportuar për në zyrën e Ministrit. Sugjerohet se vajza është transportuar gjithmonë me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Dyshimet janë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi të huaj partner me autoritetet shqiptare.

Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimeve, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.

Nuk dihet se sa e vërtetë është ekzistenca e këtyre filmimeve, por imazhi i publikuar tregon shumë qartë për cilën ministri bëhet fjalë. NOA gjithsesi rezervohet të spekulojë më tej, nëse nuk dalin në dritë filmimet e sugjeruara.

Sakaq, gazetari Artur Zheji, aludon se bëhet fjalë për dy video-skandale të dy ministrave, apo edhe më shumë.

E para është një raport seksual homoseksual që ai thotë se ka ndodhur në një vend të Amerikës Latine.

Video e dytë është bërë në zyrat e një ministrie në Tiranë. Për këtë dytën, Zheji tha mbrëmjen e së enjtes se personi që është i interesuar për të bllokuar këtë video për të mos u publikuar, ka ofruar 2 milionë euro për bllokimin e saj.

“Nga informacionet e publikuara në rrjetet sociale, si dhe nga të dhënat paraprake që po vinë nga burime konfidenciale, video deri në këto çaste ka kapur shumë e dy milionë eurove”, tha Zheji.

PARA

PAS

Please follow and like us: