Albspirit

Media/News/Publishing

Tensionohen marrëdhëniet Merkel – Erdogan

gjermania parlamenti

Parlamenti gjerman votoi këtë të enjte rezolutën shumë të debatuar për cilësimin si genocid, të masakrës së osmanëve në vitin 1915. Votimi 630 deputetët e Bundestagut ishte shtyrë disa herë.

“Në kujtim të Genocidit ndaj armenëve dhe pakicave të tjera të krishtere para 101” quhet rezoluta pralamentare, ku mungoi vota e kancelares gjermane Angela Merkel, e angazhuar në detyrime të tjera. Gjthësesi një zëdhënës i saj tha se kancelarja gjermane e ka mbështetur nismën gjatë një sondazhi pranë grupit parlamentar të partisë së saj.

Votimi i kësaj rezolute është ndërmarrë më parë edhe nga parlamente të vendeve të tjera, ku përfshihen ai francez, rus dhe kanadez. Masakra ndaj armenëve është njohur edhe nga Papa Françesku.

Nga ana tjetër Turqia e mohon fushatën për shfarosjen e armenëve. Presidenti turk Erdoan u shpreh kundër votimit në parlamentin gjerman dhe gjatë një bosede telefonike, kërcënoi kancelaren Merkel se do të cënohen marrëdhëniet mes vendeve.

Sipas historianëve, më shumë se 1.5 milionë armenë u masakruanë në 1915-ën, gjatë luftës së parë botërore.

 

Please follow and like us: