Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet qeveria/ Gjendet përgjues në zyrën e Tahirit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbulon në zyrë pajisje përgjimi dhe e dorëzon në prokurori bashkë me kallëzimin penal. Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së përgjithshme, i thanë ABC News se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.

Këto burime nuk japin detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por shtojnë se ajo është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim. Sipas prokurorisë, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Pasi nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës IiMinistrisë së Brendshme. Por kjo mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi prokurori i çështjes sapo ka nis verifikimin e të dhënave të renditura në kallëzimin penal.

Për këtë fakt, ABC NEWS kërkoi një koment nga zyra e shtypit pranë ministrit Tahiri, të cilët ende nuk kanë dhënë ndonjë version për çështjen. Burimet thonë se ende nuk dihet se për sa kohë ministri Tahiri e kishte këtë pajije përgjimi në zyrë, pasi pas konstatimit ajo është dorëzuar në prokurori.

Gjithashtu nuk dihet se çfarë biseda ka regjistruar dhe kush i disponon ato.

Për gjetjen e kësaj pajisje përgjimi, pak ditë më parë paralajmëroi edhe ish-kryeministri Sali Berisha duke paralajmëruar se ministri Tahiri është regjistruar me zë ku implikon atë në afera të ndryshme.

Ministria e Brendshme prej disa muajsh ndodhet në ambientet e Gardës së Republikës, pasi ndërtesa ekzistuese po rikonstruktohet.

Please follow and like us: