Ukraina miraton reformën në gjyqësor

Parlamenti në Ukrainë ka kaluar reformat në gjyqësor, të cilat, sipas mbështetësve perëndimorë, janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin.
Ndryshimet synojnë të frenojnë ndikimin në emërimin e gjyqtarëve dhe të kufizojnë imunitetin e tyre në rast të shpërdorimit të detyrës.
Kultura e ryshfetit në sistemin gjyqësor është parë si bllokada kryesore në përpjekjet e Ukrainës për reforma.
Reformat janë kusht për këtë vend që të sigurojë paketën e ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.
Legjislacioni është mbështetur nga 335 ligjvënës, 35 më shumë seç është e nevojshme për ndryshim të kushtetutës.
“Nuk ka reforma më të rëndësishme se reformat në gjyqësor”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.