Albspirit

Media/News/Publishing

Video/ Pacientja me dhimbje zemre, doktori: Na çatë by**ën me këto grafitë

maxresdefaultNë qoftë se ende nuk keni pasur fatin e keq që t’ju duhet të shkoni në spital, urojmë të mos e keni kurrë! E nëse nuk keni qenë dhe nuk keni pasur mundësi ta shikoni gjendjen, atëherë me siguri që keni dëgjuar se çfarë katrahure është shëndetësia e rilindur e Ilir Beqajt.

Sikur të mos mjaftonin kushtet e mjerueshme të godinave shëndetësore, mungesa e barnave mjekësore dhe këshillat e tipit: “Shko bliji te kjo farmacia përballë!”, mjekët shfaqin një indiferentizëm ndaj pacientit, duke e lënë në mëshirë të fatit.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video e xhiruar në QSUT, ku një grua shihet qartë teksa bërtet dhe kërkon vëmendje nga mjekët, pasi kishte çuar nusen e djalit me dhimbje të forta zemre.

“Pershendetje jeta osh qef! un isha per vizit vet aty biles pata nje debat me mjeket se me duhej te boja nje grafi dhe mjeku almir skana u shpreh na can bythen me kto grafit. Keto njerzit kishin 10 minuta jasht me ate te semuren dhe sdilte kush me i mar ,,,e semura ishte nusja e kesaj zonjes qe bertet dhe kishte dhimbje zemre”.

Keto ilace mora, grafine do ta bej neser ne privat se nuk ma beri aty edhe pse isha me urgjence- është mesazhi që na vjen nga raportuesi.

Ne nuk e dimë vërtetësinë e këtyre veprime, por thjesht po përcjellim atë çka po na raportohet. E nëse këto janë të vërteta, situata vazhdon të jetë alarmante ashtu siç ka qenë ose madje edhe më keq. Dhe në fund kush e ha? Sigurisht që populli, unë, ju dhe të gjithë bashkë.
http://abingmedia.com/embed/1102480-4

13349040_1799601770269911_107519288_n

Please follow and like us: