Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet gjarpri i “argjendtë”

13296197_10208526098685171_733823914_n

Shkencëtarët kanë gjetur 20 gjarpërinj të quajtur “Silver Boa”, gjatë dy ekspeditave në Bahamas. Dr. Graham Reynolds nga Universiteti i Harvardit, është shprehur për “Sky news” se, ky lloj gjarpri i argjendtë, nuk ka ekzistuar me parë.

Emri i është dhënë pasi prova e parë e ekzistencës së tyre është gjendur afër një peme të quajtur Silver. Robert Henderson, ekspert i gjarpërinjve nga Muzeu i “Historisë Natyrore” ka thënë: “Në të gjithë botën janë duke u zbuluar specie të reja siç janë bretkosat Lizards dhe gjarpërinjtë e “argjendtë”. Gjarpërinjtë e “argjendtë” kanë aftësi në kapjen e presë me një shpejtësi të madhe, duke i marrë frymën dhe më pas duke e ngrënë atë. Këto gjarpërinj ushqehen me zogj, minj dhe bretkosa”.

Megjithatë, sipas Unionit kombëtar për Ruajtjen e Natyrës, këta gjarpërinj janë të rrezikuar nga macet e egra në ishujt Karaibe dhe se studime të reja po bëhen për të kuptuar më mirë anatominë dhe aftësitë e tyre./tvklan.al

Please follow and like us: