Diarrea ne Bllok ku u helmuan 18 persona, shoqërohet në polici menaxheri i restorantit

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat menaxherin e restorant “Artigiano” në zonën e ish-Bllokut , ku sot në drekë u helmuan 18 persona.
Ai do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarje, për të dëshmuar mbi cilësinë e ushqimit që serviret në restorant.
Të helmuarit shtruar në QSUT dhe diagnoza e përcaktuar nga mjekët ka qënë helmim nga Salmonela.
10 persona janë paraqitur në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 8 të tjerë në gjendje më të lehtë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e biznesit deri në fund të hetimeve që po kryhen nga ana e organeve ligjzbatuese.
Please follow and like us: