Dokumenti/ Edhe Manjani si Rroshi, ‘dorëhiqet’ vetëm për 24 orë
Ylli Manjani është ‘dorëhequr’ gjatë ditës së sotme duke ia deleguar kompetencat e tij si ministër i Drejtësisë, zv/ministrit Arben Isaraj.
Urdhri i djeshëm delegimit të kompetencës, është publikuar sot në Fletoren Zyrtare:
“Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Drejtësisë në datën 3.6.2016, zëvendësministrit të Drejtësisë, z. Arben Isaraj. Ngarkohet zëvendësministri, z. Arben Isaraj, për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”.
Praktika e delegimit të kompetencave përdoret kryesisht në rastet e largimit jashtë vendit të titullarit të ministrisë. Pra në këtë rast, delegimi i kompetencave është bërë për shkak se, Manjani ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, ka njoftuar ministria e Drejtësisë.