Edhe kreu i SHISH-it Visho Ajazi probleme me ligjin e Dekriminalizimit
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, rezulton të ketë pasur një datëlindje tjetër nga ajo që mban aktualisht.
Në formularin e vetëdeklarimit të plotësuar në kuadër të procesit të dekriminalizimit, shefi i shërbimit sekret ka përmendur ndryshimet në gjeneralitete. Datëlindje aktuale ai ka deklaruar 12 marsin 1956, ndërsa më parë ka pasur si datëlindje 12 shkurtin 1956. Nuk dihen arsyen e ndërrimit të datëlindjes apo nëse bëhet fjalë për një gabim të shkrimit të muajit të lindjes.
Në të njëjtën kohë, shefi i SHISH-it ka deklaruar edhe eksperiencat e tij jashtë Shqipërisë, si emigrant apo diplomat.
Visho Ajazi Lika në verën e vitit 1991 ka qenë në Greqi për punësim sezonal dhe më pas në mars-qershor 1993 ka ndjekur studimet pas doktoraturës në Barcelonë (Spanjë).
Në periudhën tetor 1993-gusht 1994, ai ka punuar si diplomat në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa më pas për 11 vjet (1998-2009) ka qenë emigrant në Kanada.
Ai deklaron se në verën e vitit 1991 ka qenë për punësim sezonal në Pireas Greqi. Në periudhën mars-qershor 1993 deklaron se ka kryer doktoraturë në Barcelonë në Spanjë. Në periudhën tetor 1993-gusht 1994 ka shërbyer si diplomat në Arabinë Saudite.








