Fondi Shqiptaro Amerikan financon projektet për të rinjtë
“Inovatorët e kulturës udhëheqin ndryshim”, është projekti I finanuar nga fondacioni shqiptaro amerikan për zhvillim I cili synon nxitjen e të rinjve për të nisur sipërmarrje krijuese
Për kreun e fondacionit shqiptaro amerikan për zhvillim Micheal Granoff Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha në fushën e trashëgimisë kulturore si dhe talente të shumta të cilat duhet të shfrytëzohen e për këtë ai kërkoi mbështetje jo vetëm nga qeveria por edhe vetë shoqëria.
Granoff: Roli I trashëgimisë kulturore është i rëndësishëm. Kjo fushë është identifikuar me talente të fjetura të cilat kanë nevojë për nxitje,Partneriteti është I rëndësishëm jo vetëm me qeverinë bizneset por edhe qytetarët .Për të sjellë nxitje në fushën e trashëgimisë ka nevojë për rishikim të ligjit.
E pranishme në aktivitet ministrja e kulturës Mirela Kumbaro vuri në dukje se përpos akuzave politike partneriteti publik privat është mjaft I frytshëm për të mos lënë sektorë si ai I trashëgimisë kulturore në harresë
Në të njëjtën linjë ishte edhe kryebashkiaku Veliaj për të cilin qyteti ka nevojë për më shumë urbanizim I cili rritet edhe falë artit e kulturës.
Fondacioni shqiptaro amerikan për zhvillim i cili do të investojë 120 mijë dollarë për projektin.