Gjurmë gishtash mbi pajisjen përgjuese të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm
Mbi aparatin përgjues të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(pjesë të tij), janë gjetur gjurmë gishtash të cilat ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin. “Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se, pajisja e gjetur është një përçues analog i përgjimeve ambientale. Pjesa tjetër e pajisjes, ajo që kryen regjistrimin, nuk është gjendur ende dhe hetuesit thonë se do të jetë mjaft e vështirë që të identifikohet vendndodhja e saj. Specialistët presin që, nga kryerja e ekspertimit të pajisjes të gjejnë sa është distanca e valëve të përgjimit dhe sa ka qenë jetëgjatësia e baterisë, për të kuptuar se për sa kohë ka funksionuar ajo. Ditën kur u gjet, pajisja ishte e fikur pikërisht pasi i kishte mbaruar bateria. Ajo është parë nga sekretarja e Ministrit të Brendshëm, në afërsi të grirëseve të letrave”, raporton Tv Klan. Mbi këtë pajsije që ministri i Brendshëm ka ndjekur rrugën ligjore ka spekullime nga ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit janë fshirë materalet video.
Prokuoria do të thërrasë disa persona, ndërkohë që përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar që të hetohen të gjithë punonjësit.