Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyq fals për Karaburunin, dosje me vendim të rremë në hipotekë

Gjyq fals për Karaburunin, dosje me vendim të rremë në hipotekë

Thellohen përmasat e skandalit të 220 hektarëve truall në Karaburun. Nga administratori i dosjes rezulton se të dyshuarit, të cilët përmes falsifikimit kanë tjetërsuar pronësinë e këtij trualli, nuk kanë zhvilluar asnjëherë proces gjyqësor.

Dosja e dorëzuar në hipotekë tregon për një proces fiktiv të mbajtur 16 vjet më parë. Procesi fiktiv sipas dokumentacionit rezulton të jetë drejtuar në Gjykatën e Vlorës nga gjyqtari Thoma Nika dhe nën asistencën e dy sekretarëve gjyqësore.

Në vendim thuhet se i është dhënë e drejta shtetasit Raimon Mezi për kthimin në natyrë të sipërfaqes prej 220 hektarësh.

Prokuroria thotë për Top Channel se ka pyetur gjyqtarin Thoma Nika që sipas dokumentacionit ka firmosur këtë vendin. Gjyqtari Nika ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjëherë një proces civil të tillë dhe se firma në dosjen gjyqësore nuk është e tij. Të njëjtën gjë kanë deklaruar edhe sekretarët gjyqësorë.

Për këtë dosje, një ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm,Adriatik Llalla ishte në Vlorë bashkë me kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj për të diskutuar për dërgimin e dosjes “Karaburuni” nën kopetencë të Krimeve të Rënda.

Gjatë ditës, Gjykata e Vlorës vendosi burg pa afat për katër nga të arrestuarit, mes tyre edhe për përfituesin e sipërfaqes së konsiderueshme Rajmond Mezi, për një avokat dhe një punonjëse të hipotekës. Ndërkohë që u la nën arrest shtëpie noterja Belona Seraj pasi sipas ka një fëmijë të vogël.

Please follow and like us: