Albspirit

Media/News/Publishing

Hetimi/ A e përgjoi Tahirin zëvendësi i tij?

Mësohet se rrethi i personave të dyshuar për përgjimin që i është bërë Ministrit të  Brendshëm Saimiri po ngushtohet. Paisja e përgjimit që ai zbuloi në zyrën e tij mund të jetë vënë nga zëvendësministri i tij, Ilir Marko.

Dje televizioni ABC i cili dha i pari lajmin se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi theksonte: “…nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme. Por kjo mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi prokurori i çështjes sapo ka nis verifikimin e të dhënave të renditura në kallëzimin penal”. Ndërsa burime nga vetë ministria e Brendëshme shkojnë edhe më tej. Ato vënë gishtin mbi zv ministrin Ilir Marko.

 

Please follow and like us: