Kjo është “çimka” e futur në zyrën e Tahirit. Mister kush i ka bisedat e përgjuara
Ky është modeli i “çimkës” së gjetur në paradhomën e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri. Pajisja është transmetues analog i zërit, tek marrrësi në një distancë të caktuar nga vendi i vendosjes së cimkës.
Për këtë fakt, prokurorët kanë kërkuar një eksperiment hetimor për të parë se sa është distance që kjo pajisje transmeton zërin dhe perimetrin pranë vendit të vendosjes. Si dhe për të ekzaminuar cimkën nga ekspertët, për të parë sa është koha që bateria e kësaj pajisje mban për të transemtuar zërin në një aparaturë marrëse e që vendoset disa metra nga vendndodhja e çimkës.
Nga ana tjetër, mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho i ka caktuar disa detyra oficerëve të policisë, konkretisht sektorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëbrimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme. Pasi ka qenë kjo drejtori, që ka dorëzuar kallëzimin në Prokurori më datë 20 maj, dy ditë pasi pajisja ishte gjetur nga sekretarja e ministrit, e vendosur pas grirses së letrave që ndodhej në paradhomën e Sajmir Tahirit.
Personi i vetëm i pyetur nga policia është sekretarja e ministrit, për kohën dhe momentin e gjetjes së saj. Si dhe është kërkuar nga Prokuroria pyetja edhe e disa personave, që kanë akses në zyrën e ministrit e që janë pjesëtarë të ngushtë të kabinetit. Gjithashtu, mësohet se oficerët e policisë krahas hetimeve operative, po punojnë edhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së Ministrisë së Brendshme e cila është vendosur prej kohësh në godinën e Gardës së Republikës.
Nga ana tjetër, sekretarja pas gjetjes së çimkës është alarmuar së bashku me stafin e ministrit, të cilët e kanë hequr atë pa pritur ekspertët e laboratorit që të gjejnë valët e transmetuesit për të identifikuar vendndodhjen e marrësit të zërit të kësaj çimke. Por me heqjen e saj, është shumë e vështirë për të konstatuar se sa është koha që ndodhej aty ajo çimkë, çfarë ka transmetuar dhe sa ka arritur të kap zërin e komunikimeve të ministrit brenda zyrës së tij për të transmetuar tek marrësi, që dyshohet se mund të ketë qenë në një distancë të afërt me vendndodhjen e kësaj çimke.
Please follow and like us: