Kjo tezë provimi në një Universitet në Tiranë i ka shastisur të gjithë, nën akuzë pedagogia
Kur Naimi thoshte: “Ti Halim që s’di këndim je ministër për arsim”, nga realiteti ishte frymëzuar. Ishte frymëzuar sepse që atëherë në Shqipëri të paaftët bëheshin ministra, mësues, drejtues dhe pastaj shisnin mend e jepnin ide për popullin e përulur, shkruan JOQ.
Portali percjell këto foto, ku sipas tij “shikojmë përveç injorancës edhe një papërgjegjshmëri fatale nga ana e një pedagogeje në Universitetin Buqësor të Tiranës. Një tezë provimi skandaloze iu është ofruar studentëve, ku fjalët janë pa hapësirë dhe ngjajnë si arabisht e të pakuptueshme. Si mundet që një akademike mos ta lexojë qoftë edhe një herë të vetme tezën përpara se t’ia ofrojë për zgjidhje studentëve të saj, pa le pastaj të pretendojë t’i korigjojë ata…”.
“A duhet që dikush të ndërmarrë ndaj saj një masë ndëshkuese për këtë tezë provimi “paçavure” dhe ndryshe nga herët e tjera, notën jo kaluese ta marrë profesoresha? Kjo shkollë është e të paaftëve dhe si të tillë duhet t’i demaskojmë. Studenti për një lëndë ku ka gabuar përgjigjet djeg një vit shkollor, po kur mësuesi gabon pyetjet në mënyrë injorante, meriton masë ndëshkuese nga organi kompetent”, shkruan JOQ.