Emoji që përdoren në çdo platformë do të pasurohen me një gamë të gjerë figurash të reja.
Unicode Consortioum, që kujdeset për standardet e emoji në mënyrë që të punojnë në çdo faqe, ka nisur punën për përditësimin e tyre, ku përfshihen rreth 72 pamje të reja, për t’i dhënë mundësinë përdoruesëve që të shprehin emocionet e tyre.
Disa prej emoji që do të shtohen, përshijnë një figurë që shtrihet përtokë nga e qeshura, që deri më tani përfaqësohej nga shenja si kjo: ¯\_(ツ)_/¯. Një tjetër imazh përshin atë me kapele cowboy, por nuk do të mungojnë edhe figura të ushqimeve të ndryshme, apo ato që tregojnë aktivitete të ndryshme.
Përditësimi i emoji të reja do të kërkojë pak kohë, derisa të mbërrijnë në telefonat e të gjithëve. Aprovimi i këtyre emocioneve të reja pritet të ndodhë në fund të muajit dhe më pas do të vizatohen dhe integrohen në sistemet përkatëse operative nga kompanitë që i bëjnë ato.