Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Basir Çollaku/ Brekët e Ramës

Nga Basir Çollaku/ Brekët e Ramës

Video skandali ka gjase te jete beteje e kryeministrit te jugut me ate te Tiranes ndaj mbahet Roshi neper kembe si alibi mediatike per te gjezdisur vemendjen. Nuk eshte habi.. Ky videoskandali i pergojuar prej nje jave, me he sot e he neser, ta nxjerr apo ta fus, ta zgjas apo shkurtoj, me femer apo me mashkull, eshte gjoba shetitese e nje grupi ndaj kryeqeverise. Sa gjobe politike aq dhe financiare. Sepse aludimet e oborrtareve mediatike se kjo eshte histori evjeter, le hapur shtegun se kjo dihej nga palet, sulmuesit dhe te sulmuarit por ka qene me gjase shaka e perbashket e humbur diku nga pakujdesia e njerit dhe ruajtur po aq nga fati i tjetrit. Sigurisht sherri eshte brenda mazhorances dhe nuk do te mbyllet me duartrokitje dhe fletenderi te Rroshit te Kavajes, apo Shukriun e lodhur nga paaftesia e tij. Kryeministri Rama, eshte ne hall te madh po sheh te gjithe breket e qeverise duke bere kujdes maksimal per te vetat, sepse te tijat e zbojne nga pushtetit te teren. Jo se Rama eshte gafil ne keto histori ne breke. Ne vitin 2007 ai ka deshmuar ne nje plazh perendimor, lakuriq veset e veta por ndoshta pergjysem. Kete here druaj se nuk eshte viktime nje minister, sepse videombajtesit do te kishin kryer pune me te, o e kishin shfaqur ose e kishin shitur. Loja mediatike jo eshte Tahiri, jo Ahmetaj, jo ky apo ai, duken si sinjale per autorin e vertete per pazarin e eger me klane te pushtetit duke luajtur kartat e fundit para shkermoqjes. Edhe nese kto breke te hequra tashme ne ate video shetitese jane te nje apo dy ministrave, grisen breket e qeverise ne imazh dhune shthurje dhe babazi orgjie ne perdorje te pushtetit. Nese do kemi nje 2007 ne version te dyshuar si perfolja LGBT ne qeveri atehere lufta nuk do bjerret vetem me nje viktime. Numri dhe permbajtja tronditese e skandaleve te qeverise, ne abuzime, ne trafiqe, ne korrupsion, ne Mafie dhe Krim te Organizuar ka lene qeverine dhe gjithe vendin pa breke. Por gjithe arsenali forces se pushtetit lekundet, luhatet dhe lufton per nje pale breke. Per ato te Rames. Sepse shume sherre dhe beteja brenda se majtes kane bere te bien shume breke neper kembe. U nis me te deputeteve ne rritje ne numer, te kryebashkiakeve. Kulmoi me te Koços, vellait te braktisur kjo mund te kete sjelle dhe reagim teksa ne presim, jane me tej te ministrave te hamendesuar, dhe dhe ndoshta piramida ka mbetur zbuluar. Media qe pretendon de ka thjesht ka marre autoresine e rezervimit e jo te prodhimit. E gjithe lufta e pushtetit dhe qeverise behet per breket e Rames e jo te Roshit, te mbajtur neper kembe, per te mbuluar mbretin lakuriq…

Please follow and like us: