Albspirit

Media/News/Publishing

Polonia rekruton 35,000 paraushtarakë për t’iu kundërvënë Rusisë


Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz.

Polonia ka bërë të ditur se në shtator do të nisë të rekrutojë një forcë të re paraushtarake të mbrojtjes, prej 35,000 vetash, për shkak të tensioneve me Rusinë.

Ministri i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz, ka thënë se pozitat e larta në Forcën e Mbrojtjes Territoriale tashmë janë vendosur.

Forca do të ketë vullnetarë civilë, me aftësi ushtarake.

Forca synon t’i kundërvihet Rusisë, nëse ajo tenton të ndërhyjë sikurse në Ukrainë.

NATO po ashtu planifikon të përforcohet në Poloni, por detajet do të bëhen të ditura gjatë samitit të aleancës në Varshavë, më 8 dhe 9 korrik.

Please follow and like us: