Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr me Frangajn, Arjan Çani pranë largimit nga Tv Klan

 

Arian Çani duket se nuk do të shfaqe më në televizionin Klan me emisionin “Zonë e Lirë”. Ky emission mund të mos transmetohet më në ekranin e TV Klan në sezonin e ardhshëm. Burime bëjnë me dije se gazetari dhe moderatori Arjan Çani po kërkon një “strehë” të re për emisionin e tij, që rezulton nga më të ndjekurit të ditës së premte, tashmë prej vitesh. Disa portale on line sot kanë shkruar se midis moderatorit Arian Çani dhe pronarit te Televizionit Klan Aleksandër Frangaj ka patur një debat të ashpër kjo sepse mendohet që me lidhjen e kontratës me Ermal Mamaqin në orarin e “Zonë e Lirë” do të bëhet transmetimin i emisionit “6 ditë pa Ermalin” në ditën dhe kohën kur është transmetuar “Zonë e Lirë” pra të premte në mbremjë. Kjo ndoshta ka cuar ne nje debat mes tyre.

Please follow and like us: