Shkencëtarët kanë zbuluar si mund të krijojnë vaksinën universale të kancerit
Shkencëtarët kanë ndërmarrë një hap tepër pozitiv për krijimin e një vaksine universale kundër kancerit, e cila bën që sistemi imunitar në organizëm të sulmojë tumoret sikur të ishin viruse, thonë ekspertët. Një skuadër ndërkombëtare studiesish përshkruan në “Nature”, se ata si morën kode gjenetike RNA të kancerit, i vendosën në grimca të vogla yndyrne dhe më pas injektuan përzierjen në sistemin e qarkullimit të gjakut në tre pacientë, në një shkallë të avancuar të sëmundjes. Sistemi imun i këtyre pacientëve u përgjigj duke prodhuar qeliza-T “vrasëse” të dizenjuara për të sulmuar kancerin. Vaksina gjithashtu është efektive për të luftuar tumoret që shfaqen te minjtë, sipas studiesve, të udhëhequr nga Prof. Ugur Sahin nga Universiteti Johannes Gutenber në Gjermani. “Vaksina të tilla janë të lira dhe të shpejta për tu prodhuar” shkruajnë shkencëtarët.