Albspirit

Media/News/Publishing

Themelohet Sindikata e të Vetëpunësuarve

 

sindikata

Teksa biznesi i vogël prej kohësh po vuan rënien e konsumit, konkurrencën e shtuar, presionin e lartë fiskal dhe mungesën e vëmendjes së politikëbërësve ndaj këtij sektori, që është zemra e vetëpunësimit në ekonomi, ka vendosur të organizohet në sindikatë.

Me mbështetjen e Nismës Thurje dhe fondcionit gjerman Friedrich Erbert Stiftung (FES), u themelua dje Sindikata e të Vetëpunësuarve.

324 anëtarët e saj themelues miratuan statutin, organet drejtuese dhe programin e punes. Nisma Thurje, së bashku me Shoqatën e Tregtarëve ishin nismëtarë të kërkesës së dërguar në Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit të kaluar, për pezullimin e supergjobave të ligjit të procedurave, kërkesë që u pranua nga kjo Gjykatë.

“Ne vendosëm të mbështesim takimin e themelimit, duke qenë se FES në përgjithësi mbështet themelimin e organizatave të shoqërisë demokratike civile ai grupe të interesit. FES beson se grupet e interesit të forta dhe të pavarura janë të nevojshme në një demokraci në mënyrë që të lobojnë dhe luftojnë për interesa të tyre”, tha Frank Hantke, përfaqësues në Shqipëri i FES, duke shtuar se ata kanë mbëhstetur edhe grupe të tjera interesi të punonjësve të moshuar, organizatat e rinisë dhe një rrjet të OJF-ve të bujqësisë.

z. Hantke thotë se sindikata do të jetë e pavarur dhe autonome në të gjitha vendimet e saj. “Demokracia shqiptare ka nevojë për grupe të forta dhe të pavarura interesi si një domosdoshmëri korrektuese në politikë bërje. Politika në demokraci nuk është vetëm një çështje e politikanëve por e të gjithë qytetarëve dhe grupeve të tyre të interesit”.

Të vetëpunësuarit, një e treta e totalit

Ekonomia shqiptare është e mbështetur te sipërmarrjet e vogla dhe vetëpunësimi. Sipas të dhënave të INSTAT, 89% e ndërmarrjeve kanë 1-4 të punësuar. Teksa kontributi i tyre në shitjet në ekonomi është i ulët (realizojnë 14% të totalit të shitjeve në vend), roli i tyre është shumë i madh në punësim. Në bizneset e vogla marrin të ardhura gati një e treta e të punësuarve në vend. Sot, pas 25 vitesh ekonomi tregu është pikërisht biznesi i vogël me 1-4 të punësuar, që po vuan pasojat e rimodelimit të ekonomisë, tkurrjes së konsumit e presionit të lartë fiskal.

Please follow and like us: