Albspirit

Media/News/Publishing

Tumoret e shumëfishuara në Tiranë, hetim për antenat celulare

 

Industria e komunikimit dhe disa institucione shtetërore pritet të përfshihet nga një skandal i madh që lidhet me antenat celulare të vendosura në ambientet e banimit në Tiranë dhe shumë qytete e fshatra të vendit.

Një hetim që ka nisur lidhur me shtimin e sëmundjeve kanceroze në Shqipëri bën me faj ndër të tjera rrezatimin jashtë normave të lejuara të antenave që janë të vendosura brenda zonave të populluara.

Matjet janë kryer ndërkohë. Janë të rreth 500 antena celulare të vendosura në Tiranë dhe afro 4000 në zona të tjera të vendit, megjithatë jo të gjitha janë jashtë standardeve.

Sipas një investigimi që është kryer nga ishull.com rezulton se Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, ka pajisur me akt miratimi 394 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër janë në proces vlersimi. Sipas ligjit është kjo zyrë që vlerëson parametrat dhe mat lëshimin e rrezatimit nga antenat.

Por këto rrezatime nuk janë matur pasi kjo zyrë nuk disponon paisje për realizimin e matjeve në terren.

Gjithashtu edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në shkresën e saj në lidhje me antenat celulare deklaron se nuk ka bërë asnjë studim mbi impaktin mjedisor të antenave celulare, pasi një gjë e tillë nuk është e mundur. Ndërsa Këshilli Rregullues i Territorit në Bashkinë e Tiranës, në një vendim të saj të vitit 2005, që asaj kohe drejtohej nga Z. Edi Rama, ka lejuar vendosjen e këtyre antenave edhe mbi objektet shtetërore. Këtu përfshin tarracat e shkollave, spitalet etj, sipas të njëtit portal.

Prokuroria ende nuk ka bërë të ditur detaje nga hetimi, por dosja pritet të jetë mbyllur. Numri i tumoreve është rritur vecmas në kryeqytet i cili përvec tymit të makinave prej naftës së falsifikuar, grimcave të pluhurit nga ndërtimit dhe mungesa e larjes së rrugëve, qartësisht është nën pushtimin e rrezatimit nga antenat celulare të cilat lëshojnë vdekjen mbi banorët ndërsa ulin kostot dhe rriten fitimet për kompanitë.

Please follow and like us: