Albspirit

Media/News/Publishing

Vizitë dy ditore në Tiranë, zbardhet axhenda e ministrit të Jashtëm grek

Në datat 6 dhe 7 qershor ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas agjendës së diplomatit grek, të hënën ai do të takohet fillimisht me homologun shqiptar Ditmir Bushati, me të cilin do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më vonë gjatë ditës Kotzias do të pritet nga presidenti Bujar Nishani dhe pasdite do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Të nesërmen më datë 7 pritet të zhvillojë një takim me kreun  opozitës, Lulzim Basha, si dhe do të mbajë një fjalim për marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë eventi të organizuar nga Universiteti i Tiranës. Pjesë e agjendës së tij janë edhe takimet me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.

Pak a shumë të njëjtën agjendë pati dhe Ditmir Bushati para disa muajsh kur ishte në Greqi. Ai u takua me presidentin grek, ministrin e Jashtëm dhe kreun e opozitës. Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet e nxehta mes dy vendeve, sidomos ajo e paktit detar.

Please follow and like us: