Olta Gixhari i jep fund lidhjes me të dashurin
Gjatë premierës “Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar, Olta Gixhari u komentua për puthjen që i bëri në gjoks koleges së saj, Olta Daku.
Direkt pas kësaj performance miqësore mes tyre, vjen një lajm nga jeta private e saj, pasi i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin 23-vjeçar.
Artistja ka preferuar të qëndrojë në heshtje, duke e pohuar me një arratisje pa partner pranë liqenit të Pogradecit.
Ajo ka postuar foto duke shijuar fruta e verë me mikeshën e saj aktore, Niada Saliasi, pasi të dyja ishin pjesë e kastit të aktorëve në shfaqjen e fundit. Mediat e komentuan si një periudhë jo shumë e vështirë kjo postndarje për të.
Mediat e komentuan si një periudhë jo shumë e vështirë kjo postndarje për të. Mediat nuk dhanë asnjë arsye për ndarjen, por, sipas burimeve tona, flitet për një marrëdhënie pasionante xhelozie, e cila në këtë mënyrë ka degjeneruar duke marrë fund. Ka qenë ish-i dashuri i Oltës, Xheku, i cili ka fshirë i pari fotot në “Instagram” me aktoren.
Ai shpesh ndante me miqtë momente të bukura me Oltën, duke drekuar apo darkuar çift, dhe pjesë të romanticitetit të tyre ishin dhe lulet, që ai ia dhuronte me raste asaj. Dhe pas ndarjes, një aventurë e tillë pushimesh me mikeshën e ngushtë do t’i bëjë shumë mirë aktores, e cila ka pasur një vit të ngjeshur angazhimesh, si në teatër, ashtu dhe në televizion.
Edhe pse përpiqej ta mbante larg paparacëve marrëdhënien e saj me Xhekun, ata u kapën mat për herë të parë në festën “Sekreti i ëmbël” të organizuar nga “Albtelecom”.
Sinjalin e parë të historisë së re të dashurisë Olta e dha para disa muajsh, nga fotot e qejfit që postonte në rrjetet sociale.
Më vonë ishte vetë Xheku që postoi në profilin e tij në “Instagram” foton e parë me aktoren, duke dekonspiruar kështu lidhjen. Po kush është djaloshi zeshkan, disa vite më i ri se Olta, me të cilin ajo krijoi këtë lidhje stabël?
Ai quhet Xhek Nasufi, student në degën e Ekonomisë, në një nga universitetet private në Tiranë. Eshtë shumë i apasionuar pas plazheve dhe peshkimit.
Edhe pse ai e shoqëronte Oltën me vonesë në evente, në festën e prezantimit të 12 çmimeve të vitit në muzikë nga “Top Music Awards”, në “Folie Tarrace”, ra në sy mungesa e tij. Me sa duket, ata janë ndarë para se lajmi të pushtonte mediat sociale./panorama