Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër aferë? Kush po i vendos këto kjoska në Tiranë?

Prej ditësh në disa nga kryqëzimet qendrore të kryeqytetit kane mbirë disa kioska që mbajnë mbishkrimin Bashkia Tiranë. Një burim i këtij institucioni i tha medias se ato janë dhënë nga Erion Veliaj për një nga pronarët e mediave qëndrore të vendit si pjesë e një strategjie të kryebashkiakut për të forcuar korin e madh mediatik pro tij. Sipas të njëjtit burim, Veliaj dhe pronari(-ja) i medias kanë rënë dakord që ngulja e këtyre kjoskave që përbëjnë një biznes milionash duke u bërë pika kryesore e tregëtimit të kartave telefonike, cigareve, dhe produkteve të tjera, do të bëhet me disa faza për të mos rënë menjëherë në sy. Lapsi.al po investigon edhe më tej për këtë aferë të re të bashkisë për të cilën i është mbyllur goja edhe opozitës.

Please follow and like us: