Albspirit

Media/News/Publishing

Veliaj del i hutuar nga prokuroria, i quan hetuesit “kolegë”

Erjon Veliaj qëndroi afërsisht 1 orë, i mbyllur në zyrën e prokurorit Gjergji Tako, për të dhënë shpjegime nëse është shkelur apo jo ligji për Këndin e Lojërave të Parku i Liqenit.

Në korridoret e Prokurorisë së Tiranës e priti nënkryetari i Bashkisë dhë shoku i tij, Arbian Mazniku. Një ditë më pas, Veliaj komentoi “vizitën” në prokurori. Në ato pak fjalë në Twitter, Veliajt nuk e ka shmangur dot hutimin. Prokurorin Gjergji Tako dhe oficerin e policisë gjyqësore i quan “kolegë”. Veliaj njihet si njeri që ka bërë shumë punë, por kurrë nuk e ka përmendur se ka punuar prokuror . Megjithatë lapsusi është i kuptueshëm. Vepra penale për të cilën dyshohet është e rëndë.

Please follow and like us: