A duhet të trembet bota nga kjo raketë e Koresë së Veriut?
Testimet e raketave të Koresë së Veriut kanë alarmuar fqinjët e saj, por edhe komunitetin ndërkombëtar. Kohët e fundit, vendi komunist më i izoluar në botë, u përpoq të provonte një raketë të re katër herë në dy muaj. Dështoi në çdo rast. Raketa e cilësuar “Musudan”, nuk është në të vërtetë e re. Atë, Koreja e Veriut e ka pasur më shumë se një dekadë më parë dhe dizenjimi i saj është i bazuar në një format të vitit 1960 të epokës sovjetike, duke e modifikuar me disa ndryshime lokale. Kjo është një raketë me rreze të ndërmjetme veprimi dhe e aftë për të krye një goditje bërthamore në bazën ushtarake amerikane në Guam. Ajo mbaje për mision të veçantë dhe së fundit, koreano-veriorët e provuan atë nëse është në gjendje që të punojë. Rezultati me sa duket është dramatik për ta.