Çështja çame, gara se kush e ka ngritur i pari dhe kalimi i saj në kalendat greke…
Nga Artur Nura
Duke folur në Kongresin e PDIU-së, Edi Rama tha se është i pari kryetar i një Qeverie që e ka futur në program çështjen çame dhe për këtë ishte tepër krenar. Më pas, edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke folur në emër të kryetarit, u shpreh se ka qenë Ilir Meta i pari Kryeministër që trajtoi dhe i dha rëndësi çështjes çame.
Pra, dy aleatët sot garonin me njëri-tjetrin në Kuvendin e PDIU-së se kush nga ta ka qenë i pari kryetar Qeverie që e ka patur ekskluzivitetin e çështjes çame. Por, në fakt asnjëri prej tyre nuk ka qenë i pari sipas Aleksandër Meksi, Kryeministër në periudhën 1992-1997 i cili publikisht ka pretednuar se ka qenë i pari kryetar Qeverie që gjatë një takimi me Kryeministrin grek të asaj kohe Micotaqi trajtoi problemin e pronave të shqiptarëve. Sipas takimit të atëhershëm mes dy delegacioneve shqiptaro-greke, vet ish-Kryeministri grek Micotaqi e pranoi problemin e pronave të shqiptarëve.
Te gjithe garojne kush e ka ngritur i pari nje ceshtje kombetare qe akoma nuk eshte zgjidhur dhe gjithmone ka kaluar ne kalendat greke. Te pakten keshtu ka ndodhur gjate ketyre 25 viteve. Ka shembull me te mire se ky per te demostruar qartazi kalimin e ceshtje ne kalendat greke dhe mos dergimin e saj drejt zgjidhjes… dhe, kryetari i radhes i partise se cameve Shpetim Idrizi e ka bere partine e Cameve pertej kesaj ceshtje dhe, vetem per te marre pak me shume pushtet per vete dhe miqte e tij.
PS, Foto e ketij artikulli eshte marre nga nje aktivitet shume simbolik i kesaj kauze i cili nuk realizohet me… Marshimi i Qafe Botes ne diten zyrtare te Camerise…