Albspirit

Media/News/Publishing

De Biazi për gazetën zvicerane: Ja pse më adhurojnë shqiptarët

Trajneri i Kombëtares ShqiptareGianni de Biazi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”. De Biazi e dha intervistën nga qyteti ku po qëndron aktualisht, në Koneljano. Ai ka treguar shumë gjëra rreth vetes, si ndihet në Shqipëri dhesesi trajtohet nga ana e tiofozëve kuq e zi. I pyetur sesi e kishte fituarshtetësinë shqiptare, De Biazime batuta tregoi se kishte fituartejet simpatinë e shqiptarëve. “Për shqiptarët unë jam Zoti”, ka thënë me batutë 59 vjeçari italian që drejton përfaqësuesen shqiptare të futbollit.
“Kur eci rrugëve të Tiranës njerëzit çuditen dhe janë të habitur sesi ka mundësi që unë eci vetëm pa truprojë rrugëve të kryeqytetit. Ata çuditen pasi janë mësuar nga diktatura që njerëzit publikë ti shohin vetëm në televizion”, tha De Biazi. Por ai shtoi se në Koneljano ku qëndron aktualisht ishte thjesht Xhani dhe asgjë më shumë. Gjatë shkrimit, De Biazi i shëtiti gazetarët përgjatë qytetit të Koneljanos duke i treguar vreshtat, ullinjtë, por edhe shtëpinë e tij. Në fund De Biazi mbylli me batutë dhe humor teksa tha se “Shqipëria do të fitojë pasi nga aty vijnë Obeliksi dhe Asteriksi’. /Albeu.com/

Please follow and like us: