Albspirit

Media/News/Publishing

Debati për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE merr karakter ekonomik

Kur ka mbetur dhe më pak se një muaj nga mbajtja e referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian, të dy kampet janë tërësisht të përfshirë në fushatë. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se çështjet ekonomike dhe emigracioni janë dy temat kryesore që shqetësojnë publikun britanik.

Korrespodenti i CRI-së në Londër Duan Xuelian bisedoi me personalitetet të të dy palëve mbi pasojat ekonomike që mund të sjellë referendumi i qershorit.

Udhëheqësit e fushatës për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin e Europian, kryeministri David Cameron po zhvillonte fushatë të hënën së bashki me kryebashkiakun e ri të Londërs Sadiq Khan. Ata që bashku prezantuan “kartën e 5 pikave të garancisë” që u lejon votuesve britanikë të gëzojnë qasje të plotë në tregun e përbashkët duke pasur një status të posaçëm në Bashkimin Europian.

Kreu i Korporatës Politikave të Bashkëpunimit i Londrës, Mark Boleat, thotë se qasja në tregun e përbashkët është një prej elementeve më të diskutuar.

“Ka dy shqetësime kryesore për largimin e Britanisë nga Bashkimin Europian, e para është qasja në tregun e përbashkët, tregun europian për shumë mallra dhe shërbime që tani është plotësisht i integruar, nuk kishte treg gjerman apo treg britanik kështu që zinxhirët shpërndarës mund të vendoseshin në disa vende; pika e dytë është qasja tek talentet, Londra është një qendër ndërkombëtare me njerëz nga pjesë të ndryshme të Europës.”

Korporata e Qytetit organizoi një votim të brendshëm më herët këtë muaj një votim të brendshëm ku shumica e aksionarëve votuan për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Europian. Mark Boleat thotë se volumi i biznesit i qytetit rrezikon të rrudhet ndjeshëm nëse vendi e lë tregun e përbashkët.

“Jemi të shqetësuar gjithashtu për numrin e njerëzve të punësuar në Londër kundjet qendrave të tjera financiare. Në këto çaste. Për shembull, mbi 90 % e bankave të investimeve dhe punët e tyre për Europën, janë të bazuara në Mbretërinë e Bashkuar, edhe nëse selitë qendrore të këtyre bankave mbeten këtu edhe pas 10 vjetësh, do të ketë pasoja negative për afro 50 % të të punësuarve të tyre. ”

Boleat nënvizon gjithashtu se pavarësisht reformave të thella janë ndërmarrë në Bashkimin Europian në këto dy vitet e fundit, gjithmonë mbetet vend për përmirësim.

“Pra, nëse Britania voton për të qëndruar në Bashkimin Europian, është e rëndësishme të nënvizoi se ky nuk duhet të jetë fundi i procesit, por fillimi i tij dhe këtu Britania duhet te jetë më e përfshirë dhe më aktive në Bashkimin Europian, për të kërkuar hartimin një axhende në interes të vetë Britanisë dhe të të gjithë popullit dhe më pas të gjithë Bashkimin Europian.”

Por Gerard Lyons nga kampi që po mbështet largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian është plotësisht kundër. Ish-këshilltar i ish-kreut të bashkisës së Londrës Boris Johnson, Lyons, e përshkruan Bashkimin Eruopian si një Titanik që po zhytet.

Ai mbështet largimin e Britanisë dhe nënvizon nevojën për zhvendosjen e gravitetit ekonomik në rajonin e Azi Paqësorit.

Por një sërë institucionesh ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim kanë paralajmëruar për pasoja në rast të një Brexit.

“Vazhdimisht është i njëjti grup q ë mendon se status quo-ja është më mirë sesa ndryshimet në kuadrin e zhvillimit ekonomik dhe zakonisht ata e mbivlerësojnë koston e një kalimi të tillë dhe nënvlerësojnë ripozicionimin e një vendi.”

Please follow and like us: