Albspirit

Media/News/Publishing

Diagnostikimi i sëmundjeve në personazhet e pikturave

Piktorët janë edhe anatomistë të mirë të njeriut. Detajet janë pjesë e punës së tyre aq sa vijnë  “në ndihmë” edhe për mjekë që “diagnostikojën kanavacin”. Kështu një prej tyre, Hutan Ashrafian, kirurg në Imperial College London, thotë se në një pikturë të vitit 1768, quajtur “Një eksperiment mbi një zog në pompën me ajër”, me autor Joseph Wright, një nga personazhet ka një sëmundje të rrallë lëkure. Piktura, një kryevepër e shekullit të 18-të, jep një shkencëtar që fryn ajrin nga një dhomë ajri ku qëndron një papagall.  Njeriu që qëndron në të djathtë të tij ka një irritim çrregullt në fytyrë dhe në duar që lidhet me një sëmundje që quhet dermatomyositis. Kjo e fundit është një sëmundje inflamatore që prek si muskujt ashtu edhe lëkurën. Kështu piktori në fjalë ka regjistruar simptomat shumë përpara sesa shkencëtarët të përshkruanin dermatomyositis në vitin 1891.

Një tjetër rast i “diagnostikimit të kanavacit” është ai me pikturën e Andrew Wyeth, “Bota e Kristinës”, e vitit 1948, marrë në shqyrtim nga neurologu Marc Patterson. Karakteri qendror i pikturës, Christina Olson, qëndron në qendër të kuadrit në një pozicion të çuditshëm. Sipas Patterson shkak për këtë është një sëmundje e Christinës, që i zvogëloi gradualisht asaj aftësinë për ecur. Në atë kohë mendohej se kjo sëmundje ishte poliomeliti, por sëmundja nuk u diagnostikua deri sa ajo vdiq. Në ndryshim nga mendimi se Olson vuante nga poliomeliti, Patterson mendon se ajo ka qenë prekur nga sëmundja Charcot – Marie – Tooth, një gjendje e trashëgueshme e nervave periferikë që prek 2.8 milionë njerëz në të gjithë botën.

Ky lloj ushtrimi mbi pikturat që bartin të dhëna të shumëllojshme, është kthyer në kurse të rregullta në shkolla si Harvard apo Yale. Është një analizë që ndihmon edhe për të kupuar më mirë autorët. P.sh ophthalmologu Michael Marmor mendon se përkeqësimi në pasqyrimin e hollësive në pikturat e Edgar Degas, erdhi si pasojë e përkeqësimit të shikimit të tij qendror. Po kështu, neorologët kanë ekzaminuar 36 autoportretet e Rembradtit, piktorit të njohur holanez, duke dalë në përfundimin se atij i mungonte stereviozioni, që e ndihmonte atë me gjasë në përkthimin e botës 3 –D në 2 –D në kanavac.

Po kështu një tjetër piktor i njohur, Monet, vuante nga sytë. Ai kishte katarakte dhe në vitin 1918 i ka shpjeguiar një gazetari sesi këto ndikonin në punën e tij. Ngjyrat i shfaqeshin në tonalitete të tjera, ndërkohë që disa i shpëtonin. Në vitin 1922, ai hoqi lentet në syrin e djathtë çka solli përmirësimin e vizionit të tij për ngjyrat në disa piktura.

http://www.smithsonianmag.com/smart-news/doctor-will-frame-you-now-mds-d…

Please follow and like us: