Facebook fillon heqjen e chatit
Facebook ka filluar heqjen e chatit nga faqja për celularë, duke i detyruar kështu edhe më tepër përdoruesit që të kalojnë në Messenger.
Nëse nuk e keni pasur të qartë ende, Facebook dëshiron që me të vërtetë ta përdorni aplikacionin Messenger për të biseduar në rrjetin social.
TechCrunch raportoi të premten se kompania do të fillojë heqjen e chatit në platformën web për celularë, duke i shtyrë përdoruesit që ta instalojnë aplikacionin Messenger për të biseduar.
Dhe sipas atij raporti, Facebook tashmë ka filluar ta bëjë këtë, transmeton Gazeta Express.
Kështu, nëse nuk e keni instaluar ende Messengerin dhe vazhdoni të bisedoni në Facebook përmes shfletuesit në celular, koha është që ta instaloni.
Please follow and like us: