Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook ndalon aplikacionin Notify

 

Facebook është duke hequr dorë nga përpjekja e saj për të qenë destinacioni juaj mediatik. Vetëm shtatë muaj pasi ajo bëri debutimin e saj fillestar me aplikacionin Notify, rrjeti social ka dhënë njoftimin zyrtar për anulimin e këtij aplikacioni. “Faleminderit që keni përdorur Notify”, thuhet në njoftimin e publikuar për përdoruesit këtë mëngjes. “Ne jemi duke kaluar pjesë të shërbimeve të Notify në produkte të tjera të Facebook, dhe aplikacioni më nuk do të mbështetet”. Notify ka nisur vetëm në nëntorin e kaluar, dhe i ka dhënë qasje përdoruesve të Facebook në informata të dobishme nga më shumë se 70 botues. Aplikacioni siguronte një përmbledhje të shkurtër të lajmeve në kohë reale, pastaj i dha përdoruesve qasje të plotë në histori, nëse ata e donin atë. Problemi i vetëm është, si një shumë e shërbimeve të lajmeve, se Notify shpejt e ka humbur sharmin e tij. Njerëzit u ndalën së shkarkuari dhe tërësisht e kanë harruar atë. Sipas të dhënave nga SensorTower, Notify arriti të mbledh vetëm 63,000 shkarkime në total!

Please follow and like us: