Albspirit

Media/News/Publishing

Gjobë 30 mijë lekë, gjykata: Gerveni – fajtor, e veshi me dashje uniformën e Admiralit që nuk i takonte 

Kristaq-Gerveni

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi gjobën 30 mijë lekë të dhënë nga Shkalla e Parë për kundëradmiralin Kristaq Gerveni, ish-përfaqësues ushtarak në selinë e NATO­s në Bruksel. Ushtaraku i lartë është shpallur i fajshëm për akuzën e “pranimit të favoreve të ushtarakut”. Më 8 prill 2015, Gerveni u fajësua nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen në uniformë të një grade ushtarake më të lartë që nuk i takonte, në datat 22­-23 janar 2014, gjatë një takimi të zhvilluar në Komitetin Ushtarak të NATO­s në shtabin e këtij organizmi në Bruksel. Në takim merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë ushtarakë të 28 vendeve anëtarë të NATO­s. Në vendimin e zbardhur së fundmi, Apeli nuk pranonte kërkesën e Prokurorisë për dënimin me 6 muaj burg të kundëradmiralit Gerveni dhe po ashtu kërkesën e mbrojtjes për deklarimin e pafajshëm të ushtarakut të lartë. Sipas Apelit, i pandehuri e ka kryer veprën penale me dashje direkte si forma më e lartë e fajit. “I pandehuri Kristaq Gerveni, në sajë të arsimit të tij të lartë ushtarak, kurseve dhe specializimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, gradës madhore ushtarake, eksperiencës relativisht të gjatë në Forcat e Armatosura, detyrave të ndryshme ushtarake në Forcat e Armatosura, ka qenë në gjendje dhe plotësisht i përgjegjshëm që të kuptojë karakterin e kundërligjshëm të veprimit të tij dhe se ai e ka marrë në kundërshtim me rregulloren ushtarake, uniformën ushtarake me gradën ‘Admiral’, e cila nuk i takon pa autorizim të autoriteteve të shtetit shqiptar, e ka veshur me dashjen e tij të plotë këtë uniformë.

Please follow and like us: